ABCom PORTAL / NDIHMË

... KUJDES! Ju nuk jeni identifikuar. Për të blerë shërbimin ONLINE duhet të identifikoheni duke hyrë në menunë SELF SERVICE.

ABCom PORTAL mundëson vetëshërbimin e klientëve dhe blerjen ONLINE të shërbimeve me kartë Krediti/Debiti/Paypal.

  • Vizitoni PORTALIN ABCOM http://portal.abcom.al, në menunë horizontalisht do ju shfaqen disa butona midis të cilëve është edhe RIMBUSHJE.
  • Klikoni tek ky buton dhe do ju hapet faqja ku ju kërkohet të vendosni të dhënat për rimbushjen, të cilat janë USER/MAC/TEL juaj dhe Kodi Rimbushjes te kuponit ose kartes rimbushese që keni blerë nepermjet ne pikat ABCOM ose nga blerjet online.
  • USER/MAC/TEL-in e keni marrë pranë pikave të shitjes ABCom, i cili nuk ndryshon dhe ngelet gjithmonë i njëjtë dhe për cdo rimbushje që do kryeni. Ai eshte MAC i modemit tuaj internet, MAC i modemit TV ose numri i telefonit. Kodi i rimbushjes është KODI qe keni marre nga kuponi i rimbushjes ose numri qe del nga gërvishja e kartës rimbushese me gërvishje.
  • Pasi të jeni siguruar që i keni këto të dhëna të sakta, kryeni rimbushjen duke ndjekur këto hapa:

    a) Ne rast karte rimbushese me gërvishje, gërvishni me kujdes pjesën gri të kartës rimbushëse per te pare kodin Kodi e Rimbushjes ose gjeni Kodin e Rimbushjes tek kuponi i rinovimit te sherbimit ABCOM.

    b) Në fushat e mëposhtëme vendosni tek USER, MAC ose TEL dhe kodin 12 shifror; numrin që del nga gërvishja e kartës rimbushese ABCOM ose KODI i RIMUSHJES tek kuponi i rinovimit te sherbimit ABCOM.

    c) Kujdes, USER/MAC/TEL dhe Kodi i Rimbushjes duhet të shënohen pa hapesira karakteret nga njëri-tjetri, pa pikë apo presje.

    d) Kodi i Rimbushjes nuk mund të përdoret më shumëse 1 herë, pra është e vlefshme në një rimbushje të vetme.

    e) Nëse fushat e mësipërme plotësohen saktë , atëherë pasi të shtypni butonin Rimbush dhe ne rast suksesi do ju dale mesazhi perkates

    f) Nëse keni vendosur gabim ndonjë numër apo karakter si tek USER/MAC/TEL ashtu edhe tek Kodi i Rimbushjes, do ju dali mesazhi perkatess.

Për çdo informacion mund të kontaktoni Kujdesin e Klientit ne 044500139.

Në momentin që do të paraqiteni pranë pikave të shitjeve ABCom, për të kryer ndonjë veprim si riabonim apo kërkesë për instalim të ri, do të pajiseni me një fletë me të dhënat e llogarive tuaja . Më pas ndiqni këto hapa për të kryer lidhjen:

  • Vizitoni PORTALIN ABCOM http://portal.abcom.al dhe nese jeni ne rrjetin ABCOM COAX do ju shfaqet siper butoni LIDHU. Klikoni në butonin LIDHU.
  • Në fushat e USERNAME dhe Password do vendosni të dhënat e llogarisë së lidhjes USERNAME dhe Password për të vendosur lidhjen.

Nëse nuk arrin të kryhet lidhja, sigurohuni që keni shkruar saktë USERNAME (MAC i Modemit tuaj) dhe keni vendosur passwordin e duhur të lidhjes në internet. Nëse këto fusha janë plotësuar saktë, po të klikoni butonin Lidhu, do ju hapet një faqe që ju jep statusin tuaj të lidhjes, IP që ka marrë kompiuteri juaj, kohën e lidhjes, të dhëna mbi trafikun download/upload në kB dhe më poshtë një buton për të mbyllur lidhjen, të gjitha këto të dhëna i gjeni tek butoni në menunë horizontalisht Mbyll Lidhjen.

Për çdo informacion mund të kontaktoni Kujdesin e Klientit në 044500139.

Per te aktivizuar shebimin TV ABCOM me karte rimbushese me gërvishje ose me kupon RINOVIMI SHERBIMI ABCOM ndiqni këto hapa:

Mënyra e parë

  • Gërvishni me kujdes pjesën gri të kartës rimbushëse per te pare kodin Kodi e Rimbushjes ose gjeni Kodin e Rimbushjes tek kuponi i rinovimit te sherbimit ABCOM
  • Dergoni nje SMS (mesazh ne celular) me tekst si vijon: USERNAME <hapsire> KODI I RIMBUSHJES psh: 002eaef67213 94565646456 dhe dergoheni ne numrin e celularit: 0682044832
  • Ne kete shembull Kodi 002eaef67213 eshte MAC (USERNAME) i dekoderit tuaj kurse 94565646456 eshte KODI I RIMBUSHJES.
  • Pasi të keni dërguar këtë SMS, do informoheni nëpërmjet një SMS se porosia u krye me sukses ose jo me mesazhin perkates.

Mënyra e dytë

  • Vizitoni portalin ABCOM http://portal.abcom.al dhe klikoni në butonin Rimbushje.
  • Tek USER/MAC/TEL vendosni USERNAME të shërbimit TV (MAC adresën e dekoderit), të cilin e gjeni tek tabela e llogarive, ose ne pjesen e poshteme te dekoderit tuaj.
  • Tek Kodi Rimbushjes vendosni kodin qe keni marre nga gervishja e kartes rimbushese ose Kodin e Rimbushjes nga kuponi i rinovimit te sherbimit ABCOM.
  • Pasi te keni kryer rimbushjen, do ju dali mesazhi perkates

Nëse keni vendosur gabim ndonjë numër apo karakter si tek USER/MAC/TEL ashtu edhe tek Kodi i Rimbushjes, do ju dali mesazhi perkates.

  • Hapni faqen portal.abcom.al, në menunë horizontalisht do ju shfaqen disa butona midis të cilave është edhe zgjidhni SELF SERVICE.
  • Klikoni këtu (SELF SERVICE) dhe do ju hapet faqia që ju kërkon të dhënat e akauntit tuaj të cilat i keni tërhequr pranë pikave të shitjes ABCom. Pasi të jeni loguar herën e parë, në mënyrë automatike iu kërkohet të ndryshoni passwordin, dhe password i ri duhet të përmbajë të paktën 8 karaktere alfa-numerike. Kur të hyni në akauntin tuaj, zgjidhni LLOGARITE.
  • Në këtë faqe do jepet një tabelë me të dhënat e trafikut, të tipit sa ka qënë rimbushja e fundit në Lek, sa ka konsumuar deri në atë moment (që kryhet kontrolli), sa i ka ngelur në dispozicion, të gjitha këto detaje jepen ne trfaik MB dhe Lekë. Faqe shumë e ngjashme me atë të kontrollit të balancës së telefonit.
  • Nëse keni harruar/humbur Passwordin pas LogIn-it të parë, që të mund ta aksesoni përsëri Kontrollin e Balancës duhet të bëni Password Recovery, vetëm nëse keni regjistruar adresën tuaj të e-mail tek pika e shitjes ABCom.

Për çdo informacion mund të kontaktoni Kujdesin e Klientit ne 044500139.

Në menunë horizontalisht në faqen http://portal.abcom.al, është edhe një butoni MBYLL LIDHJEN. Po të klikoni këtu , do ju hapet një faqe që ju jep statusin tuaj të lidhjes, IP që ka marrë kompiuteri juaj, kohën e lidhjes, të dhëna mbi trafikun download/upload në KByte dhe më poshtë një buton për të mbyllur lidhjen, automatikisht shkëputet lidhja nëse e klikon këtë buton.

Për çdo informacion mund të kontaktoni Kujdesin e Klientit ne 044500139.

Kjo është një fletë shoqëruese që merr cdo klient pranë pikave të shitjes së ABCom, dhe është shumë e rëndësishme që të ruhet pasi është e nevojshme për :

  • shërbimin internet
  • shërbimin telefonik
  • shërbimin e kontrollit të balancave online për sherbimet internet dhe telefoni.

Në tabelën 1 janë të vendosura Llogaritë e Shërbimeve për Lidhjen dhe përkatësisht për shërbimin internet me kabëll dhe telefoni, por po të vini re jepet edhe USERNAME për shërbimin e TV (ky USERNAME është vet MAC adresa e dekoderit).

Për sherbimin internet USERNAME është nje kod 12 shifror që përkon me MAC adresën e modemit dhe Password është një kod 8 shifror, të cilët janë të pandryshueshëm, ngelen të njëjtë gjatë gjithë kohës, deri në momentin që ndryshohet modemi (për ndonjë arsye).

Për sherbimin telefoni USERNAME është vetë numri i telefonit dhe Password nuk jepet pasi është i konfiguruar në modem dhe nuk nevojitet të kryhet ndonjë lidhje shtesë për të përdorur sherbimin, është aktiv dhe gati të përdoret në çdo rast, pasi është kryer rimbushja me kredit.

Në tabelën 2 janë të vendosura llogaritë për Balancën përkatësisht për shërbimet Internet dhe Telefoni.

Për të dyja këto shërbime USERNAME ngelet i njëjtë si më sipër, pra kodi 12 shifror MAC adresa e modemit për shërbimin internet dhe nr i telefonit për shërbimin telefoni. Password është i ndryshëm nga tabela 1 dhe po ashtu i ndryshëm për shërbimin internet dhe telefoni.

Kjo fletë me llogaritë e shërbimeve është shumë e rëndësishme për të patur mundësinë e përdorimit të këtyre shërbimeve.

Nuk arrij te hap faqen portal.abcom.al

Faqia portal.abcom.al, hapet gjithmonë nëse ke arritur të vendosësh lidhjen fizike. Me lidhje fizike do të kuptojmë lidhjen e modemit coax me kabllin coax që kanë sjellë instalatorët e ABCom në shtëpinë tuaj. Që të jemi të sigurt që kemi lidhje fizike sigurohemi që:

  • të kemi lidhur modemin me kabllin coax (duke filetuar/ "vidhosur" kokën e kabllit tek pjesa e pasme e modemit )
  • të kemi vendosur ushqyesin e modemit në prizë dhe të sigurohemi që pozicioni i celësit tek modemi ose tek kablli i ushqyesit të jetë në pozicionin I.
  • Për të vërtetuar që kemi vendosur lidhjen fizike në rregull, verifikojmë statusin e dritave në pjesën e përparme të modemit dhe përkatësisht:

    a) Për modemin me wireless ndizen dritat Power, DS dhe US, një nga dritat Ethernet 1/2/3/4 në varësi të faktit se ku është vendosur kablli që lidhet me kompiuterin, drita Wireless dhe Tel 1, të cilat përkatësisht tregojnë:
    Power -> modemi është i ndezur.
    DS dhe US -> sinjali në Downstream është në rregull dhe sinjali në Upstream është në rregull. Nëse US nuk është e ndezur, apo pulson, ka probleme me sinjalin.
    Ethernet 1/2/3/4 -> tregon se në cilën portë ethernet të modemit është lidhur kompiuteri.
    Wireless -> tregon se është aktiv wireless i modemit.
    Tel 1 -> tregon që nr juaj i telefonit është i konfiguruar në portën Tel 1 dhe jo në portën Tel 2 (që qëndron e fikur).

    b) Për modemin e thjeshtë , pa wireless, ndizen dritat Cable Link, Cable Activity, Pc Link dhe Tel 1, të cilat tregojnë përkatësisht:
    Cable Link -> tregon lidhjen fizike të cabllit coax me modemin.
    Cable Activity -> tregon që ka sinjal si në Downstream ashtu edhe në Upstream.
    PC Link -> tregon lidhjen e kompiuterit me modemin.
    Tel 1 -> tregon që nr juaj i telefonit është i konfiguruar nëportën Tel 1 dhe jo në portën Tel 2 (që qëndron e fikur).

  • të kemi të aktivizuar kartën e rrjetit të kompiuterit (ose kartën wireless në rastet kur punohet me wireless).

Nëse të gjitha këto janë në rregull, si më sipër, atëherë po të vendosim në web browser www.google.com do hapet faqja e Portalit të Klientit, çka tregon që fizikisht lidhja është shumë në rregull, mjafton të kryejmë rimbushjen e llogarisë dhe më pas lidhjen dhe do mund të navigojme normalisht në internet.

Nëse statusi i lidhjes apo modemit nuk është si më sipër ju lutem kontaktoni me Kujdesin e Klientit në nr 044500139.

Internet i sigurt ose Lundrim i Sigurt i referohet vendosjes se mekanizma të përshtatshëm të kontrollit të aksesit për përdoruesit në moshën nën 18 vjeçare të rrjeteve sociale dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe paisjeve që mundësojnë aksesin në to.

ABCom ofron sherbimin “safe internet” permes te cilit ju zgjidhni nivelin e sigurise se internetit tuaj, pa kosto shtese. ABCom ju ofron:

  • Filtrim dhe Bllokim te faqeve bazuar ne permbejtjen e tyre permes sistemit te drejtimit te kekesave dhe provizionimit.
  • Nivele aksesi sipas moshes
  • Lundrim ne internet me orar te kufizuar

ABCom u lejon klienteve te zgjedhin nje nga 3 paketat e lundrimit te sigurte ne internet, te cilat permbajne nivele te ndryshem sigurie bazuar ne permbajtjen e faqeve. Klienti ka te drejte te vendose cilet lloj permbajtje i quan ofenduese, dhe ne baze te tyre te vendose nivelin e sigurise te larte ose te ulet.

Nivelet e sigurise se ofruar permes rrjetit kabllor ABCom variojne bazuar ne permbajtjen e filtruar.

Nivel i Ulet i sigurise perfshin bllokimin e faqeve te cilat kane permbajtjet e meposhtme:

  1. Abuzime - Faqet që përmbajnë informacion mbi tema të tilla si gjymtimi, tortura, horror, apo grotesk.
  2. Anonimat - Faqe te cilat u lejon përdoruesve te dergojne informacione anonime duke përfshirë faqet që lejojnë përdoruesit të dërgoni email anonim.
  3. Seksualizëm - Faqe që ofrojnë informacion, imazhe apo implikime te robërisë, sadizëm, mazoshizëm, tatuim, piercing apo vetë-gjymtim.
  4. Pornografi - Çdo faqe e lidhur me pornografinë dhe me përmbjatje të ndaluar per moshën nën 18 vjeçare.

Nivel i Mesem i sigurise perfshin bllokimin e faqeve te cilat kane permbajtjet e meposhtme

  1. Adware - Faqe që shpërndajnë dhe shfaqin reklama pa dijeninë apo zgjedhjen e përdoruesit
  2. Alkool - Faqe rreth përdorimit të alkoolit dhe faqe komerciale
  3. Chat - Faqe për të takuar, komunikuar me njerëz te tjerë.
  4. Droga - Faqe rreth përdorimit të drogave të paligjshme ose rekreative.
  5. Kumari - Faqe që ofrojnë kumar ose informacion në lidhje me lojrat e fatit.
  6. Urrejtja / Diskriminimi - Faqe që nxisin intolerancën në bazë të gjinisë, moshës, racës, kombësisë, fesë, orientimit seksual.
  7. Armët - Faqe rreth armëve komerciale.
  8. Anonimat - Faqe te cilat u lejon përdoruesve te dergojne informacione anonime duke përfshirë faqet që lejojnë përdoruesit të dërgoni email anonim.
  9. Seksualizëm - Faqe që ofrojnë informacion, imazhe apo implikime te robërisë, sadizëm, mazoshizëm, tatuim, piercing apo vetë-gjymtim.
  10. Pornografi - Çdo faqe e lidhur me pornografinë dhe me përmbjatje të ndaluar per moshën nën 18 vjeçare.

Nivel i Larte i sigurise perfshin bllokimin e faqeve te cilat kane permbajtjet e meposhtme

  1. Adware - Faqe që shpërndajnë dhe shfaqin reklama pa dijeninë apo zgjedhjen e përdoruesit
  2. Alkool - Faqe rreth përdorimit të alkoolit dhe faqe komerciale
  3. Chat - Faqe për të takuar, komunikuar me njerëz te tjerë.
  4. Shkembime - Faqe për blerjen dhe shitjen (ose këmbimesh) mallra dhe shërbime. Përfshin faqet me pasuri të patundshme dhe listimet e strehimit.
  5. Droga - Faqe rreth përdorimit të drogave të paligjshme ose rekreative.
  6. Privatesi - Faqe që ofrojnë hapësirë për shpërndarje dhe backup e fotografi digitale.
  7. Kumari - Faqe që ofrojnë kumar ose informacion në lidhje me lojrat e fatit.
  8. Urrejtja / Diskriminimi - Faqe që nxisin intolerancën në bazë të gjinisë, moshës, racës, kombësisë, fesë, orientimit seksual.
  9. Komunikim - Faqe që ofrojnë qasje ose software për të komunikuar në kohë reale me individë të tjerë.
  10. Rrjete sociale - Faqe që nxisin ndërveprimin mes njerëzve si facebook, twitter, hi5 etj.
  11. Motorët e kërkimit - Faqe për të kërkuar për imazhe bazuar në fjalë kyçe
  12. Forume - Faqet me diskutime, duke përfshirë bordet buletini, bordet mesazh dhe forume.
  13. Armët - Faqe rreth armëve komerciale.
  14. Webmail - Faqe që ofrojnë mundësinë për të dërguar ose për të marrë email.
  15. Temat Adult - Faqet që janë konceptuar per te rritur në përmbajtjen e tyre.
  16. Abuzim - Faqet që përmbajnë informacion mbi tema të tilla si gjymtimi, tortura, horror, apo grotesk.
  17. Anonimat - Faqe te cilat u lejon përdoruesve te dergojne informacione anonime duke përfshirë faqet që lejojnë përdoruesit të dërgoni email anonim.
  18. Seksualizëm - Faqe që ofrojnë informacion, imazhe apo implikime te robërisë, sadizëm, mazoshizëm, tatuim, piercing apo vetë-gjymtim.
  19. Pornografi - Çdo faqe e lidhur me pornografinë dhe me përmbjatje të ndaluar per moshën nën 18 vjeçare.
  1. Mbroni kompjuterin tuaj
  2. Mbroni të dhënat personale
  3. Mbroni veten nga mashtrimet në Web ose E-mail
  4. Mbroni dhe kontrolloni femijen tuaj përmes kufizimeve ne aksesimin e faqeve te caktuara
  5. Lejoni femijet tuaj të përdorin më të sigurtë internetin

PVR qëndron për "Personal Video Recorder", ose e njohur si DVR (Digital Video Recorder), dhe ju lejon të regjistroni programet tuaja të preferuara për të mos i humbur.

  1. Me PVR, ju mund te regjistroni programe te ndryshme nga Live TV pa patur nevojë për kaseta, videokaseta VHS apo DVD.
  2. Me PVR, ska më nevojë të kthesh shiritin e kasetës për të parë një program të rregjistruar.
  3. Me PVR, ju keni mundësi për ti bërë pause programit dhe madje për ta spostuar atë në një kohë më të përshatshme për ju, nëpërmjet opsionit TimeShift.
  4. Me PVR, ju mund të bëni rregjistrim automatik të një programi të dëshiruar duke e skeduluar rregjistrimin në kohën e caktuar nëpërmjet guidës elektronike të programeve EPG (Electronic Program Guide), të kanalit ku do të transmetohet programi që doni të regjistroni.
  5. Me PVR, ju mund të bëni rregjistrim të skeduluar ditor apo javor për serialet dhe telefilmat e preferuar.

Të gjitha veçorite e mësipërme mund të shfytëzohen vetëm nëpërmjet një karte memorie, flash disk, USB, HDD-hard disk , duke ofruar kapacitete rregjistrimi shumë herë më të mëdha se metodat klasike të rregjistrimit.

*Rekomandohet përdorimi i versionit USB 2.0 për shkak të shpejtësisë së limituar në pajisjet me ndërfaqe me version USB 1.0.

Ky shërbim ofrohet vetëm nëpërmjet dekoderave ABCom HD.

Nëse programi qe kërkoni ta regjistroni për ta riparë në një moment të dytë është duke u transmetuar ne kanalin qe ju po ndiqni në TV, mjafton te ndiqni keto hapa :

  • Lidhni USB apo Hard Diskun me dekoderin tuaj
  • Në telekomandën e dekoderit ABCom HD të shtypni butonin “REC”
  • Shtypni butonin -> OK për të filluar regjistrimin
  • Pasi programi te kete përfunduar, shtypnin butonin Stop ne telekomanden e dekoderit ABCom HD.

Nëse programi që dëshironi të regjistroni është duke u transmetuar në një kanal tjetër , jo në kanalin që jeni duke ndjekur, mund ta regjistroni atë dhe ta shihni kur të dëshironi duke ndjekur keto hapa

  • Shkoni në Menun e dekoderit
  • Zgjidhni Konfigurimin e Përdoruesit, dhe Kohëzuesin e Timer-it të DVR
  • Shtypni butonin E VERDHË për të rezervuar një regjistrim të ri, dhe shfaqet menuja SHTO.
    1. Vendos kanalin duke përdorur butonat
    2. Vendos Datën e Filllimit nëpërmjet kalendarit.
    3. Vendos Kohën e Fillimit nëpërmjet butonave numerik.
    4. Vendos kohëzgjatjen nëpërmjet butonaveS
    5. Vendos tipin më shumë se Një Herë/ Çdo Ditë/Çdo Javë nëpërmjet butonave
    6. Zgjidh Bllokimin ON/OFF.
    7. Nëse doni të modifikoni emrin, shtypni bytonin OK në emrin e materialit. Pastaj, shfaqet nënmenuja e modifikimit.
    8. Modifikoni emrin e materialit me butonat alafanumerike dhe me ngjyra. Pasi të keni vendosur të gjithë parametrat, shtypni butonin OK në [Ruaj].

Paypal eshte nje llogari online qe lidhet me karten tuaj te kreditit, karten e debitit ose me llogarine tuaj bankare dhe ben te mundur blerjen ose marrjen e parave ne menyre shume te sigurte pa kerkuar ekspozimin e te dhenave te kartes tuaj (numrit te kartes, emrin mbiemrin, etj). Per ta sqaruar me thjeshte Paypal eshte si nje mini llogari bankare ne internet tek e cila ju ngarkoni sa para te doni dhe mund te beni pagesa, transferim parash nga llogaria juaj tek ajo e nje miku tuaj gjithashtu ju mund te merrni para duke shitur produkte ne internet ose para qe ja u dergojne miqte tuaj. Nuk eshte e domosdoshme qe ju te ngarkoni para ne llogarine tuaj paypal, ate mund ta lini dhe bosh dhe ne momentin qe ju beni nje pagese, paypal i terheq parate automatikisht nga karta juaj. Paypal nuk ka komisione per pagesat qe ju beni.

Per te hapur nje llogari Paypal mjafton te klikoni KETU dhe te aplikoni per llogari personale . Nqs kjo llogari Paypal ju duhet per biznes atehere duhet te aplikoni per llogari bisnesi e cila kerkon te jepni disa informacione me shume se te dhena personae si psh si emri i biznesit, adresa etj.

PayPal eshte me e sigurte se cdo lloj forme tjeter online per vete faktin se ju nuk eksozni te dhenat e kartes tuaj kur blini online sic jane numrat e kartes, emri juaj, adresa etj por ne momentin e blerjes ju vendosni vetem adresen e emailit tuaj i cili eshte dhe username I llogarise tuaj PayPal dhe fjalekalimin tuaj te Paypal. Ne kete menyre te dhenat e kartes tuaj jo vetem qe nuk futen manualisht nga ju ne formularet e faqes ku ju blini por gjithashtu ato as nuk ruhen ne ndonje databaze te ndonje faqeje ne internet qe ruan te dhenat e kartave te kreditit




© Developed by ABCom

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën