I/E nderuar Z/Znj. KLIENT ABCOM,

Mirësevini në ABCom PORTAL!

ABCom PORTAL mundëson blerjen e shërbimeve ONLINE me Kartë krediti/debiti ose Paypal si dhe mundëson suportin e Klientit për shërbimet ABCom.

INSTRUKSIONI PER AKTIVIZIMIN E SHERBIMIT ONLINE

  1. Klikoni mbi menunë "Rimbushje" për të bërë aktivizimin e shërbimit përkatës. Shërbimi i blerë ju është dërguar me e-mail përmes kuponit të rimbushjes.

  2. Plotësoni të dhënat tuaja për të aktivizuar shërbimin
    • - USER/MAC/TEL vendosni MAC adresën e pajisjes modem (nëse po bëhet aktivizimi i shërbimit të Internetit ) ose MAC adresa e dekoderit (nëse po bëhet aktivizimi i shërbimit të TV) ose numri i telefonit (nëse po bëni aktivizimin e nr të telefonit).
      Kujdes! Të gjitha këto të dhëna klienti i gjen ne FLETEN E LLOGARIVE të cilën e merr në dyqan kur bën abonimin ose mund ti marrë duke telefonuar në shërbimin e klientit 044500139.
    • - Kodi i Rimbushjes vendoseni në fushën e dytë. Këtë kod e gjeni në kuponin i cili ju ka ardhur në adresën e e-mailit.
      Kujdes! Secili shërbim ka një kod specifik që kryen rimbushjen. Nëse të dyja këto fusha i plotësoni saktë atëherë do te kryeni një rimbushje të sukseshme.