ABCom PORTAL / PAGESAT ONLINE

... KUJDES! Ju nuk jeni identifikuar. Për të blerë shërbimin ONLINE duhet të identifikoheni duke hyrë në menunë SELF SERVICE.

ABCom PORTAL mundëson vetëshërbimin e klientëve dhe blerjen ONLINE të shërbimeve me kartë Krediti/Debiti/Paypal.

INSTRUKSIONI PER KRYERJEN E PAGESAVE ONLINE

Përpara se të tentoni të kryeni një pagesë online për një produkt apo shërbim të caktuar të ABCom duhet të siguroheni të keni në përdorim:

Për të bërë një blerje të sukseshme online duhet të ndiqen këto hapa:
  1. Zgjidhni produktin -në menunë "Bli Produkte Online", zgjidhni një produkt që dëshironi dhe klikoni mbi butonin “Bli Tani” ose “Paguani” nëse produkti është zgjedhur nëpërmjet kërkimit të avancuar.
    Rasti i parë : klikoni direkt mbi produktin e dëshiruar, psh Kombinimi 2 - 3N1

    Rasti i dytë : Zgjidhni produktin e dëshiruar nga kërkimi i avancuar
  2. Verifikoni Produktin që doni të blini në dokumentin e sherbimit te gjeneruar nga sistemi, nëse është produkti i dëshiruar vazhdoni procedurën duke klikuar “Paguani” dhe më pas “Ok”. Nëse keni bërë zgjedhjen e gabuar, mund të ktheheni mbrapsh dhe të rizgjidhni produktin e dëshiruar.
    1. Nëse jeni duke aksesuar portalin nga rrjeti koaksial i shtëpisë/zyrës ku keni të instaluar shërbimin e internetit të ABCom do të identifikoheni automatikisht nga sistemi. Në dokumentin e sherbimit për secilin shërbim Internet, TV apo Telefoni jepet edhe User/MAC /TEL përkatës ( si në figurë). Nese klienti ka më shumë se një pajisje Modem/Dekoder/NR Serial Karte TV në të njëjtën llogari, nëpërmjet butonit "fshij" mund të ndërrohet MAC adresa e pajisjes dhe të zgjidhet pajisja për të cilën do të bëhet abonimi, kjo gjë mund të bëhet për të gjitha shërbimet (Internet/TV/Telefoni).

    2. Nëse jeni duke aksesuar portalin jashtë rrejtit koaksial të shtëpisë apo zyrës tuaj, sistemi nuk ju identifikon si klient por kur të kryeni pagesën do ju gjeneroj një dokument sherbimi në të cilen nuk janë të shfaqura USER/MAC/TEL për shërbimet përkatëse për të cilat po bëhet pagesa, si në figurë:
  3. Zgjidhni mënyrën e pagesës - pagesa mund të bëhet me PayPal ose me kartë Debiti/Krediti, por pasi të jenë plotësuar fushat me kredencialet e klientit dhe të jenë lexuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet e Përdorimit të Shërbimeve, si në figurë.
  4. Përfundoni pagesen – në varësi të mënyrës së pagesës të zgjedhur nga ju, aksesohet llogaria PayPal ose llogaria e kartës së Kreditit/Debitit dhe bëhet konfirmimi i kryerjes së pagesës.
    Në rastin 2-a sapo përfundoni pagesën aktivizohet automatikisht shërbimi për të cilin po kryhet kjo pagesë.
    Në rastin 2-b sapo përfundoni pagesën duke konfirmuar blerjen, në adresën e e-mailit që keni të lidhur me llogarinë e PayPal apo të Kartës së Debitit/Kreditit Merrni dokumentin e sherbimit me Kodin e Rimbushjes, si në figurë.



© Developed by ABCom

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën